Murtezani: Dyshim për korrupsion në MEPSO, 8 maji është afër, fajtorët do të përgjigjen
Murtezani: Dyshim për korrupsion në MEPSO, 8 maji është afër, fajtorët do të përgjigjen

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon nga Prokuroria Publike dhe Antikorrupsioni që të hetojnë drejtorin e kompanisë MEPSO mbi dyshimet për korrupsion. Sipas Orhan Murtezanit, një marrëveshje ndërtimi e cila është bërë në vitin 2019 është plotësuar dhe është rritur vlera e projektit pasi është ndryshuar vendimi i bordit drejtues dhe bazë për vlerën e projektit është marrë viti 2020 kur vlera e ndërtimeve ka qenë shumë e lartë. Sipas Murtezanit, ky veprim i drejtorit të kompanisë është bërë për përfitime personale.
“Rezulton që vendimi i Bordit drejtues të MEPSO për rritjen e çmimit të marrëveshjes së firmosur në vitin 2019 ndërsa ka afat të realizimit deri në maj të vitit 2023 është anti ligjor, i dëmshme dhe i nxitur nga qëllime fitimprurëse, dëmton buxhetin e kompanisë, ja rrit borxhin shtetit për 3 milion euro shtesë, para të cilat duhet t’i kthejnë qytetarët”, tha Orhan Murtezani, koalicioni VLEN. /Alsat.mk