Musk i shmanget gjykatave, nuk dëshiron të tregojë se si i siguroi 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitterit

Musk i shmanget gjykatave, nuk dëshiron të tregojë se si i siguroi 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitterit

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) do të kërkojë që të ndëshkohet Elon Musk pasi nuk u paraqit të dëshmojë në një hetim lidhur me blerjen e Twitter-it, tani të quajtur X.

Më herët këtë vit, një gjykatës federal urdhëroi miliarderin të dëshmonte si pjesë e hetimit të SEC-së për blerjen e platformës X prej 44 miliardë dollarësh.

Agjencia po heton nëse Musk ka ndjekur ligjin kur ka deklaruar blerjet e aksioneve të Twitter-it dhe nëse deklaratat e tij në lidhje me marrëveshjen kanë qenë ligjore.

Pas disa diskutimeve fillestare për caktimin e orarit, palët kishin rënë dakord që Musk të dëshmonte më 10 shtator ndërsa avokatët e SEC udhëtuan për në Los Angelos për të marrë dëshminë e miliarderit, sipas kërkesës gjyqësore të së premtes. Por, tre orë para se dëshmia të fillonte, avokati i Muskut informoi SEC-un se klienti i tij, i cili gjithashtu drejton SpaceX, duhej të udhëtonte urgjentisht në Bregun Lindor për nisjen e misionit Polaris Dawn dhe nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në dëshmi, thuhet në kërkesë.

SEC pretendon se Musk ka shkelur një urdhër gjyqësor, i cili thotë se i dyshuari duhet të “kërkojë ‘pëlqimin me shkrim të SEC ose urdhër të Gjykatës’ për të ndryshuar datën e dëshmisë së tij”, gjë që ai nuk e bëri përpara se të dështonte të paraqitej më 10 shtator, shkruan cnn.

Musk edhe më parë është përpjekur që të ikë prej marrjes në pyetje, duke thënë se ai tashmë e ka bërë një gjë të tillë në të kaluarën.

SEC kërkoi nga gjykata që të vendosë “masa të kushtëzuara të rëndësishme” nëse Musk nuk paraqitet në datën e re të dëshmisë në muajin tetor. SEC gjithashtu tha se ka ndërmend të paraqesë një kërkesë për ndëshkimin e Muskut.

Në një përgjigje, avokatët e Musk argumentuan se “ndërhyrja e Gjykatës nuk është e nevojshme, pasi palët tashmë kanë rënë dakord për një datë të re dëshmie.

Kjo kërkesë përfaqëson një tjetër përplasje të tensioneve të gjata midis Muskut dhe SEC, të cilat filluan në vitin 2018 kur agjencia e paditi atë për mesazhin e rremë në Twitter se kishte “siguruar financim” për ta bërë Tesla-n.

LEXO EDHE:

Back to top button