Musk: Ndoshta askush nga ne nuk do të ketë punë për shkak të AI, robotët do të kryejnë shërbimet që ju nevojiten

Musk: Ndoshta askush nga ne nuk do të ketë punë për shkak të AI, robotët do të kryejnë shërbimet që ju nevojiten

Ndoshta askush nga ne nuk do të ketë punë në të ardhmen për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI), por problemi do të jetë gjetja e kuptimit të ekzistencës, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk.

Ai, duke folur përmes web-kamerës në konferencën Vivatech në Paris, theksoi se për realizimin e një skenari të tillë janë të nevojshme “të ardhurat e larta universale” dhe një e ardhme në të cilën nuk do të ketë mungesë të mallrave dhe shërbimeve, transmeton CNN.

Sipas vizionit të Musk, njerëzit do të jenë ende në gjendje të punojnë nëse dëshirojnë, por kjo nuk do të jetë e detyrueshme.

Nëse doni të bëni një punë që është një lloj hobi, mundeni, por inteligjenca artificiale dhe robotët do të blejnë të gjitha mallrat dhe do të kryejnë të gjitha shërbimet që ju nevojiten”, tha pronari i kompanisë Tesla.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se është i shqetësuar për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe u bëri thirrje prindërve që të organizojnë aksesin e fëmijëve të tyre në mediat sociale, pasi këto platforma janë “programuar nga inteligjenca artificiale që e ngre dopaminën në maksimum”.

Musk deklaroi në fillim të këtij viti se AI më i zgjuar se njeriu do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button