Musk: Ne kemi nevojë për më shumë naftë dhe gaz
Elon Musk vlerësoi se lëndët djegëse fosile janë ende të nevojshme “në një afat të shkurtër” që shoqëria të ecë përpara.

“Në këtë pikë ne në fakt kemi nevojë për më shumë naftë dhe gaz, jo më pak,” tha ai në një konferencë energjetike në Norvegji.
Ai theksoi se duhet të kemi një rrugë të qartë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike.
“Realisht, mendoj se duhet të përdorim naftën dhe gazin në afat të shkurtër, sepse përndryshe qytetërimi do të shkatërrohet”, thotë ai. “Një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur ndonjëherë bota është tranzicioni drejt energjisë së qëndrueshme dhe ekonomisë së qëndrueshme. Do të duhen disa dekada”. shtoi Musk.
Miliarderi tha se dy prioritetet e tij më të mëdha sot janë makinat autonome dhe dërgimi i një astronauti të SpaceX në orbitë.
Ai nuk e sheh energjinë bërthamore si një rrezik potencial, por si një burim energjie.
“Nëse keni një termocentral bërthamor të projektuar mirë, nuk duhet ta mbyllni atë, veçanërisht jo tani”, tha Musk.