Musk: Në të ardhmen, do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë
Musk: Në të ardhmen, do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë

“Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë sesa njerëz në botë”, tha sot sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës së investimeve në Riad përmes video-lidhjes.
Ai shprehu optimizëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por vuri në dukje se ka një shans 10 deri në 20 për qind që gjërat të shkojnë keq, dhe përsëriti pikëpamjen e tij të mëparshme se inteligjenca artificiale mund të përbëjë një “kërcënim ekzistencial”, raporton Bloomberg.
Sipas Musk, sistemet e inteligjencës artificiale janë dhjetë herë më të mira çdo vit sesa në 12 muajt e mëparshëm dhe “ndoshta në një ose dy vitet e ardhshme” do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që njerëzit dinë.
Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij Space X do të nisë anijen kozmike Starship në Mars pas dy vjetësh dhe se anija kozmike do të ketë një ekuipazh njerëzor pas katër vjetësh.
CEO i Tesla-s kritikoi gjithashtu administratën Biden për atë që ai e quajti “rregullim i tepruar” dhe rritjen e burokracisë në SHBA që po pengon biznesin.