Musk njofton për një tjetër risi në “X”
Musk njofton për një tjetër risi në "X"

Shefi i “Teslas” dhe kompanisë “Space X”, Elon Musk, ka njoftuar në rrjetin e tij social “X” se së shpejti do të lansojë produktin e ri të quajtur “XMail” si një alternativë ndaj shërbimit “Gmail”.
“Po vjen”, u përgjigj Musk kur u pyet nëse ka në plan të lansojë shërbimin “XMail”.
Ai nuk zbuloi detaje se kur mund të nisë shërbimi.
Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një postimi nga anëtari i programit të inxhinierisë së sigurisë në “X”, Nate McGrady, i cili pyeti: “Kur do të ndërtojmë XMailin?”.
Musk mori pronësinë e “X”, i njohur më parë si Twitter, në vitin 2022 dhe prezantoi ndryshime të shumta në rrjetin social.
Sipas Forbes, “Gmail” aktualisht ka më shumë se 1.8 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën, që përbën rreth 30 për qind të tregut global për klientët e postës elektronike.