Myku në fruta mund të çojë në efekte negative në shëndetin e njeriut
Myku në fruta mund të çojë në efekte negative në shëndetin e njeriut

Nëse myku ka prekur vetëm një pjesë të ushqimit tuaj, ndoshta mendoni se është e sigurt të hiqni atë pjesë dhe të hani pjesën tjetër që është “e shëndetshme”, qoftë fruta, perime apo ndoshta bukë. Megjithatë, nëse e bëni vërtet kështu, është një ide shumë e keqe.
Në një nivel mikroskopik, myku rritet në filamente të holla, të cilat përhapen në një model rrethor, si rrënjët e një peme. Ato nuk janë të dukshme me sy të lirë, madje edhe kur një pjesë e zonës së prekur dukshëm nga myku pritet, një pjesë e kësaj kolonie infektive mbetet në pjesën tjetër të ushqimit që mendoni se është plotësisht i pastër.
Kjo ndodh më shpesh me bukën, frutat dhe perimet dhe duke hequr pjesën e mykur nuk e keni zgjidhur plotësisht problemin, sepse as nuk jeni në dijeni se sa është përhapur ky myk.
Është mirë që këtë ushqim të mos ju vijë aspak keq dhe ta hidhni, edhe nëse nuk ka myk, dhe ju duket e dyshimtë, më mirë ta hidhni dhe ta blini të freskët, sepse ndërlikimet dhe problemet që mund t’ju lindin në organizmin tuaj mund të jenë fatale.