Myler: Ishte një moment që ndryshoi fatin tonë

Tomas Myler kishte mundësinë për të ndryshuar fatin e ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë, por i vetëm përballë portierit Pikford, ai dërgoi jashtë topin që duhej të çonte në rrjetë për të barazuar sfidën dhe për të ndryshuar fatin e atij eliminimi të Gjermanisë. Një moment që dëshpëroi tifozët gjermanë e sigurisht edhe vetë sulmuesin, i cili ka kërkuar falje nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Ja ku ishte, një moment që do ta kujtosh gjithmonë, për të cilin nuk të zë gjumi natën. Për të cilin punon, stërvitesh e jeton si futbollist. Ai momenti kur ti e ke në dorën tënde që të kthesh ekipin në lojë në një ndeshje me eliminimin direkt dhe të çosh në ekstazë një komb të tërë futbolldashës. Të kesh një mundësi të tillë dhe pastaj të mos e shfrytëzosh, të dhemb shumë. Është një moment që i dhemb të gjithë ekipit kombëtar. Shokëve të mi dhe trajnerit, i cili më dha besimin të isha aty. Por mbi të gjitha u dhemb të gjithë tifozëve të Gjermanisë që na mbështetën gjatë Europianit, pavarësisht situatave të vështira. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ishte ndjesa e Myler për atë gabim që bëri në minutat e fundit të sfidës që mund të jetë e fundit për të në ekipin kombëtar pasi diskutohet se 31-vjeçari mund t’i japë lamtumirën skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button