Myler kritikon, Hansi Flik beson në përmbysje

Tomas Myller ka vënë në dyshim sulmin e Bajern Munihut, teksa po shpjegonte pse skuadra e tij u mund 3-2 nga PSZH në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

 

 

“Ne duhet të shënojmë më shumë gola. Sigurisht, ju gjithmonë mund të diskutoni për pësimin e golave, por unë mendoj që, nëse përfundonte 6-3 për ne, atëherë askush nuk mund të ankohej. Kjo është mënyra si funksionon, ne kemi shpërdoruar shumë. Dhe tani duhet të merremi me disavantazhin në ndeshjen e kthimit. Nëse do të tregonim instinktin vrasës, që shpesh na dallon, do të kishim parë një lojë krejt tjetër. Është gjithashtu e qartë se ju kurrë nuk mund ta neutralizoni plotësisht ofensivën e PSG. Ne kemi një qasje sulmuese, kjo është arsyeja pse shënojmë shumë gola, pse fitojmë shumë ndeshje. Kemi humbur shumë shanse të mëdha,” tha mes tjerash Myler, që shënoi golin e barazim në 2-2.

 

 

Edhe trajneri Flick ndalet në këtë pikë, mungesën e finalizimit.

 

“Me rastet e shënimit që kishim, mund të kishte qenë një rezultat tjetër. Sidoqoftë, jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur. Mënyra se si kemi luajtur futboll ishte e nivelit të lartë. Kjo skuadër nuk heq dorë kurrë. Komplimentet e mia djemve! Ne do të provojmë gjithçka për të arritur në gjysmëfinale”, ka deklaruar me optimizëm Hansi Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button