Myrto Uzuni merr çmimin “Pichichi” nga prestigjozja spanjolle “Marca”

Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni merr çmim e golashënuesit më të mirë të kategorisë së dytë sezonin që kaloi. Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, edhe Robert Levandovskit. Për tu kthyer te shqiptari, çmimi iu dorëzua nga Emilio Kontreras, zëvendës drejtori i “Marca”.

“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Piçiçi’ dhe përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh. Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.

Sot në mbrëmje Granada e tij do të përballet me Alaveshin në transfertë, me ndeshjen që do të nisë në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button