Myrto Uzuni në shitje, Sevilja dhe Betisi janë gati me oferta

Me vetëm 14 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak për të luajtur kundër Valencias, Granada është dhjetë pikë larg vendeve që i japin mundësinë e shpëtimit. Edhe pse ende ka shpresë, situata duket shumë e ndërlikuar. Duke pasur parasysh këtë rënie të mundshme të skuadrës së Granadës, Sevilja mund të shfrytëzojë rastin për të nënshkruar me Myrto Uzunin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shumë klube që ndjekin hapat e tij. Në rast se përfundon me rënie, siç tregojnë rezultatet dhe ndjesitë, Myrto Uzuni do të largohej nga stadiumi “Nuevo Los Carmenes” para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sipas informacioneve të fundit që sjell “El.Mira.es”, Sevilja është një nga skuadrat që po bën ofertë për Myrto Uzunin. Rënia e mundshme e Granadës mund të jetë mundësia perfekte që skuadra e Seviljës të mbyllë transferimin e Myrto Uzunit, i cili ka një kontratë në fuqi deri në qershor 2026, por largimi mund të kompletohet nëse skuadra e tij të fitoj një shumë të mirë parash për shitjen që do të kryejë.

Siç raportohet, klubi ku luan Serxho Ramos është favoriti kryesor, por në rast se Granada përfundon poshtë, çmimi i 28-vjeçarit mund të bjerë ndjeshëm. Megjithatë, Sevilja nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e beratasit, por edhe Betis është një ndër skuadrat e interesuara.

LEXO EDHE:

Back to top button