Myslimanët në Shqipëri kremtojnë sot Fitër Bajramin! Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Myslimanët në Shqipëri kremtojnë sot Fitër Bajramin! Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button