MZT Skopje do të humb pikët, s’ka asnjë incident i regjistruar në proçesverbale?

MZT Skopje mund të humbasë vendin e parë në tabelë, pas vendimit të tyre për të mos vazhduar duelin me Çair 2030, për të cilin pothuajse me siguri do të pësojnë disfatë zyrtare. Në kampin e kampionit aktual ankohen se janë sulmuar nga persona që janë gjetur para zhveshtores së tyre dhe kanë shkuar për të përleshur fizikisht dhe për këtë arsye basketbollistët dhe stafi i MZT Skopje nuk është kthyer fare në fushë, për të luajtur pjesën e dytë, pran rezultatit 44-42.

Problemi është se në momentin e incidentit të madh, gjyqtarët dhe delegati ishin ende në fushë dhe nuk e kishin vënë re fare atë që ka ndodhur ose pretendohet se ka ndodhur në zhveshtore. Për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e MZT Skopjes, duke u bërë me dije se mosluajtja e ndeshjes pa ndonjë incident të regjistruar në proçesverbalen, do të thotë edhe humbje zyrtare për MZT-në, por këta të fundit nuk kanë ndryshuar vendimin, duket pretenduar se nuk nuk ka kushte për tu zhvilluar ndeshja.

Disa orë pas ndeshjes, MZT Skopje reagoi përmes një kumtese për mediat në të cilën potencojnë se është sulmuar njëri nga ndihmës trajnerët e skuuadrës.

“Gjatë pjesës së parë, gjatë daljes nga fusha për në zhveshtore, të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik  janë sulmuar verbalisht nga një person jozyrtar me kërcënime për shëndetin fizik. Rrugës për në dhomat e zhveshjes është sulmuar fizikisht një pjesëtar i skuadrës stërvitore. Ai u godit disa herë para se të arrinte të futej në dhomat e zhveshjes. Sulmi vazhdoi edhe pasi ekipi hyri në dhomën e zhveshjes. Disa persona, mes të cilëve edhe përfaqësues zyrtarë të ekipit të Çairit, kanë hyrë në dhomën e zhveshjes së mysafirëve dhe kanë kërcënuar të gjithë ekipin e MZT Skopjes, në prag të sulmit fizik”, thuhet në ankesën e dorëzuar në Federatën e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut.

Vendimi final do të shqiptojë komesari për gara, Aleksandar Milojeviq.

Nëse plotësohen paralajmërimet e personave zyrtar, kjo do të thotë se MZT Skopje do të mbetet pa pikën e parashikuar që zakonisht u takon skuadrave të mposhtura, me të cilën basketbollistët nga Aerodromi pothuajse me siguri do ta humbnin garën për vendin e parë nga Rabotniçki. e ndoshta edhe pozitën e dytë për të cilën deri në fund të sezonit do të jenë në garë me Pelisterin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button