“Na duhen dy fitore në dy ndeshjet e mbetura për të shkuar në Ligën e Kampoionëve”

Mbrojtësi i Man. Siti, Manuel Akanxhi, i rikthyer në fushë së fundi pas një dëmtimi, ka vendosur si objektiv dy fitore për skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, për të siguruar kështu një vend në Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” arritën një barazim pa gola ndaj Sautemptonit të shtunën e kaluar, një hap pas në renditje. Që do të thotë se ata ende nuk e kanë të garantuar një përfundim në “Top-pesëshen” e skuadrave më të mira në Premier Ligë. Man. Siti mund të kenë nevojë t’i fitojë të dyja ndeshje e mbetura për t’u siguruar.
“Është zhgënjyese kur nuk shënon një gol pasi përpiqesh aq shumë për 90 minuta”, tha mbrojtësi zviceran Akanxhi.
“Natyrisht që për të shkuar në Ligën e Kampionëve duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. Për fat të mirë gjithçka është në duart tona dhe nëse fitojmë dy ndeshjet e fundit në kampionat do të jemi aty”, tha Akanxhi.