Nadal dhe Beretini, shkruajnë historinë në Uimbëlldon

Ditën e hënë do të nisë Grand Slami i Uimbëlldonit, turneu i tretë i madh i këtij viti, që zhvillohet në fushat me barë. Befasia e sivjetshme vjen nga fakti se për herë të parë në historinë e këtij Grand Slami, tenistët janë stërvitur në fushën qëndrore, pasi që ajo kurrë më parë nuk i kishte hapur dyert për tenistët, para ndeshjeve zyrtare.

Ata që e kishin provuar për herë të parë janë Rafael Nadal dhe Mateo Beretini, të cilët u stërviten, ndërkohë që, në shkallët e stadiumit, punonjësi kryenin sistemimet e fundit. Organizatorët morën këtë vendim pas dëmtimeve që disa tenistë pësuan në fushën qëndrore në ditët e para të vitit të kaluar, përfshi edhe Serena Uilliams.

Më vonë, në fushën qendrore janë stërvitur edhe tenistë të tjerë që luajnë aty, përfshi edhe Novak Gjokoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button