Nadal dhe Osaka, fitues të çmimeve kryesore “Laureus”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal dhe tenistja japoneze Naomi Osaka janë shpallur fitues të çmimit “sportistët e vitit” në organizim të Akademisë së sportit “Laureus”, që këtë vit u zhvillua në Sevilja. Nadal për herë të dytë është fitues i çmimit “Laureus”, ndërsa Osaka për herë ka arkëtuar këtë çmim.

Skuadra e Bajern Munihut është kolektivi më i mirë sportive. Ndërkohë çmimi “sportisti më i angazhuar”, u shpall piloti i “Mercedesit”, Luis Hamilton për luftën e tij për ngritje të vetëdijës për racizmin dhe padrejtësive në botë dhe përkrahës i lëvizjes “Black Livers Matters”.

Fitues të çmimit “Laureus” janë edhe: Patrik Mahoms (ylli i sportit në ngritje), Mohamed Sallah (sportist që inspiron), Maks Perot, Kris Nik etj.

LEXO EDHE:

Back to top button