Nadal, do të paraqitet në “Australian Open”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal do të merr pjesë në turneun e parë për vitin 2021, në “Australian Open”. Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij, Benito Peres Barbadiljo. Për spanjollin, kjo do të jetë pjesëmarrja e 15 në “Australian Open” për spanjollin Nadal, ku ka fituar vetëm një titull, në vitin 2009.

Në rast të paraqitjes dhe arëktimit të titullit në Australi, Rafael Nadal do të bëhet tenisti i parë në historikun e këtij sporti që do të fitonte nga 2 tituj në katër turne të mëdha të tenisit.

Në kohë të njëjtë, do të jetë tenisti spanjoll me më shumë tituj në turne të mëdha, plot 21. Kujtojmë se turneu “Australian Open” nis më 8 shkurt, ndërsa finalja është planifikuar më 21 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button