Nadal me orën më të shtrenjë në historikun e tenisit

Rafael Nadal është sërisht në qendër të vëmendjes në turneun “Roland Garros”, dhe jo vetëm për rezultatet, por edhe për aksesoarin e tij që e përdorë në terrenet e tenisit në Francë. Mediat në Francë raportojnë se orën që e mban spanjolli, “RM 27-04 Tuorbillion” e markës së njohur të orëve “Richard Millie”, kushton një million euro, ndërsa të tillë në botë janë vetëm 50!

“Në fillim më duhej kohë që të adaptohem, mirëpo ora shumë mirë u adaptua në dorën time. Tani është pjesë e lëkurës sime. Kjo është njësoj se si moë të kesh asgjë në vete, pasi që 90 për qind është përbërë nga titanium dhe peshon vetëm 30 gramë,” zbulon Nadal.

Asnjëherë më parë ndonjë tenist nuk ka veshur një orë aq të shtrenjtë gjatë një përballje të tenisit. Si për krahasim, Roxher Federer asnjëherë në terren nuk ka pasur orë më të shtrenjtë se 35 mijë euro, nga firma “Rolex”.

Tenisti spanjoll në 1/16 e finales të turneut Masters në Paris, do të përballet me Stefano Travalija nga Italia.

LEXO EDHE:

Back to top button