Nadal: Pas 1000 fitoreve, kjo do të thot se jam i vjetër

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, në turneun Masters të Parisit ka regjistruar fitoren nr.1000 si profesionist në karrierën e tij. Nadal fitoi 2-1 në sete, ndaj bashkëombasit të tij Felisiano Lopez në ndeshjen e tij të parë në këtë turne.
Vetëm 3 tenistë e kanë arritur këtë shifër më parë. Në krye të renditjes ndodhet Xhimi Konors me 1.274 fitore, ndjekur nga Roxher Federer me 1.242 dhe Ivan Lendl 1.068.
Një numër aq I madh I fitoreve , do të thot se jam i vjetër. Që të shënohen aq shumë fitore , kjo do të thot se kam luajtur shumë mirë përgjatë viteve që kam shkel në terre dhe kjo më bën tejet të lumtur,” tha mes tjerash 34 vjeçari, Nadal.
Kujtojm që fFitorja e parë e Nadal në karrierën e tij si profesionist është shënuar në vitin 2002 në turneun e Majorka, kur ishte 18 vjeç dhe kur mundi tenistin nga Paraguai, Ramon Delgado.