Nadal përball Kasper Rud, për trofeun e 14-të në Roland Garros

Rafael Nadal dhe Kasper Ruud janë dy finalistët e grand slam të “Roland Garros” për meshkuj. Spanjolli është në kërkim të trofeut nr.14 në turneun parizien, ndërsa për norvegjezin kjo është hera e parë që del në finalen e një turneu të madh.

Nadal doli në finale pas tëerheqjes së gjermanit Aleksander Zverev në fundin e setit të dytë. Zverev u lëndua para se të niste “tie break” i setit të dytë, ndërkohë që Nadal kishte fituar 7-6 setin e parë. Gjermani largohet nga fusha me paterica, për të përshëndetur publikun. Pritet që ai të qëndrojë jashtë fushave për 3 muaj, duke rrezikuar paraqitjen në  ”Uimbledon” edhe “US Open”.

Në gjysmëfinalen tjetër, norvegjezi Kasper Rud, numri 8 në botë, mundi 3-1 kroartin Marin Çilic. Ky i fundit fitoi 6-3 setin e parë, por vetëm kaq. Më pas vjen përmbysja e Ruud, që fitoi tri setet e tjera (6-4, 6-2, 6-2). Përballë Nadal do ta ketë të vështirë, por do të synojë të bëjë mrekullinë.

LEXO EDHE:

Back to top button