Nadal tregon arsyet përse tërhiqet nga turneu në Majami

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 3 në botë për meshkuj, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Majamit, që nis më 24 mars. Nadal nuk luan që prej grand slam të “Australian Open”, ndërkohë që më herët ai u tërhoq edhe nga turnetë e Akapulko dhe Dubai. Nadal preferon më shumë të rikuperojë formën e duhur fizike për të qenë gati për turnetë e fushave me dhè, që nisin muajin tjetër.

 

 

 

“Më vjen keq t’ju njoftoj se nuk do të luajt në Majemi, një qytet që e dua shumë. Kam ende nevojë për kohë, për t’u rikuperuar 100% dhe për t’u përgatitur për turnetë europianë të fushave me dhè. Një mesazh special për fansat e mi amerikanë”, u shpreh Rafael Nadal.

 

Nga turneu i Majemi është tërhequr me herët edhe Roxher Federer dhe Dominik Tiem, ndërkohë që Novak Gjokoviq, ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

LEXO EDHE:

Back to top button