Nadal zbuloi misterin, përse i lëviz shishet mes dy geme

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, në një intervistë për amerikanin “CBS” ka zbuluar sekretin që ka intriguar publikun prej vitesh, se pse ai lëviz vazhdimisht shishet e ujit apo pijeve teksa qëndron ulur dhe pushon mes dy ndeshjeve.

“Nëse nuk e bëj këtë me shishet dhe thjesht ulem në karrige, kjo do të thotë se mendja ime ka humbur. Nëse gjithmonë e bëj këtë me shishet, do të thotë se jam plotësisht i përgatitur dhe se jam i fokusuar ekskluzivisht në tenis”, tha Nadal.

Në vitin 2022, Nadal fitoi dy Grand Slam, së bashku me dy trofe të tjerë në turnet “ATP”. Aktualisht ai është në vendin e dytë në listën ATP pas Karlos Alkaraz.

LEXO EDHE:

Back to top button