Nagelsman: Toni Kroos i rëndësishëm, Skocia lufton shumë për topin e parë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, ka treguar në konferencë për shtyp vështirësitë që ai ka hasur për të bindur mesfushorin Toni Kros për t’u rikthyer te “pancerat”, ndërsa ka “skanuar” edhe rivalin i mbrëmjes së sotme.

 

“Toni është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Atij mjafton t’i japësh topin dhe bënë çdo gjë vetë. Përveç kontributit në lojë, kjo ndihmon edhe shokët e ekipit për tu përmirësuar. Kur ia parashtrova festën për tu bashkuar në kombëtaren, fillimisht e priti me dyshim. U desh ta kalonin disa orë në bisedë telefonike për ta bindur. Çdo trajner e dëshiron ta kishte një futbollist të tillë në kontingjent. Sapo ai u bashku grupit menjëherë dha rezultatet fantastike. Ftohtësia, saktësia dhe vizioni i mesfushorit duhet marrë për studim”, tha mes të qeshurash Nagelsman.

 

“Skocezët luftojnë shumë fortë për topin e parë. Këtë qasje do të përpiqen ta vendosin në funksion edhe ndaj nesh. Mbrojtësit e linjave janë shumë të shpejtë, ata do të jenë kërcënimi kryesore me krosimet drejt zonës. Planifikoi ndeshje të dyluftuar. I kemi marrë masat mbi skenarë të ndryshëm, gjithësi s’dua të flas më shumë mbi këtë temë fitorja detyrim’, tha Juliani.

LEXO EDHE:

Back to top button