“Megjej”, paralajmërimi i hershëm i fëmijëve të zhdukur

“Megjej”, paralajmërimi i hershëm i fëmijëve të zhdukur

Gazetar: Avni Tahiri

Ueb faqja megjej.org.mk është pilot projekti më i ri për paralajmërimit të hershëm të fëmijëve të zhdukur që sot u publikua nga Organizatat e shoqërisë civile “Gazetarët e të drejtave të njeriut” dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Alsat.

Ueb faqja do të funksionojë si sistem i paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur dhe do të jetë në tre gjuhë – maqedonisht, shqipe dhe në gjuhën rome.

“Arritëm deri në momentin që ta promovojmë si web faqe në të cilën do të mund të publikohet profil për person të zhdukur dhe pasi familjarët do të plotësojnë atë formular ne në bashkëpunim me MPB-në e kontrollojmë se a është lajmëruar personi si i humbur në MPB. Dhe më pas atë profil e shpërndajmë në rrjetin e bashkëpunëtorëve tanë”, tha Aleksandra Radevska, Koordinatore e Projektit.

Sipas saj, pasi të kalojnë fazat e kontrollit të profilit të paraqitur në ueb faqen si i zhdukur, do të shpërndahet në ekranet dixhitale të transportit publik, kanalet e komunikimi të grupit të taksive, në shërbimet e hotelierëve dhe në bankomatët.

Sipas zëdhënësit të MPB-së Toni Angelovski qëllimi i këtij bashkëpunimi është që sa më shumë të kontribuojmë së bashku që të kemi shoqëri edhe më të sigurte.

“Ja edhe me këtë organizatë qytetare ne nënshkruam memorandum bashkëpunimi dhe në vazhdueshmëri marrim pjesë në procesin më të vetmin qellim që në këtë segment të kemi rezultate më të mira apo siguri më të mirë, pra nëse do të kemi zhdukje, sidomos të mitur të mund të gjithë së bashku të kontribuojmë që ai fëmijë të mund të gjendët sa më shpejtë dhe të kthehet në shtëpi. Të gjithë këtë që punojmë rezulton në uljen e numrave të kriminalitetit në vendin tonë dhe se Maqedonia e Veriut është njëra ndër shtetet më të sigurta të Ballkanit perëndimor dhe qytetaret e ndjejnë”, theksoi Toni Angelovski – Zëdhënës i MPB-së.

Qëllimi kryesor i ueb faqes megjej.org.mk është përmirësimi i qasjeve ekzistuese dhe gjetja e metodave të reja për parandalimin, hetimin dhe uljen e numrit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Në bazë të të dhënave zyrtare nga viti 2020 deri më 27 tetor të vitit 2023, janë zhdukur 74 fëmijë të mitur, 65 prej të cilëve janë gjetur, përderisa nëntë prej tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur. Kjo iniciativë është mbështetur nga dikasteri i policisë, ndërkohë pritet të bëhet pjesë e sistemit Ambert Alert-Më gjej Maqedoni, dikasteri i Punës dhe Politikës Sociale si dhe ai i Shëndetësisë dhe Arsimit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button