Napoli ka arritur marrëveshje të plotë me Al Ahli për Viktor Osimhen. Marrëveshja midis klubeve është bërë për një paketë totale prej 75-80 milionë euro.
Klubi arab, Al Ahli tashmë ka caktuar edhe datën për testet mjekësore. Kontrata katërvjeçare do t’i sigurojë Osimhenit 25-30 milion euro në sezon neto, plus një klauzolë lirimi. Vendimi përfundimtar mbetet në dorë të sulmuesit nigerian.
Al Ahly përfundoi i treti në kampionatin e Arabisë Saudite sezonin e kaluar, pas Al Hilal dhe Al Nassr. Përveç bashkëlojtarëve në klubin e ri, ndër të tjera do të jenë Firminjo, Mahrez, Mendi, Demiral, Kesi etj.








