Napoli, gati që të shes dy lojtarë titular në merkaton e verës

Napoli po përjeton sezonin më të mirë të historisë së tij, duke tërhequr vëmendjen e gjithë Europës me rezultatet e tij. Kjo meritë edhe e grupi të shkëlqyer lojtarësh, që janë ndërthurur mjaft mirë, duke dominuar në Serie A dhe avancuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, klubi po punon edhe për të ardhmen, duke ruajtur ekuilibrat financiarë dhe duke tensutar diçka më shumë se ky sezon. Kështu, sipas mediave italiane, duhen shitur disa nga lojtarët për të ndërtuar një ekip edhe më të fortë.

Për të mbajtur Viktor Osimhen, që është shprehur se për të ardhmen do të vendosë në verë dhe Khvicha Kvaratskhelia, dy të sakrifikuarit pritet të jenë Piotr Zielinski dhe Hirving Lozano. I pari ka një kontratë që skadon verën e vitit 2024, por mund të largohet për 40 milionë euro.

E njëjta situatë edhe për Lozano, që ka një kontratë deri në vitin 2024, por që kushton rreth 25 milionë euro. Napoli shpreson të arkëtoj mbi 60 milionë euro nga shitja e këtyre dy lojtarëve, për të investuar më tej sërish në merkato. Për të dy këta futbollistë ka patur interes nga Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button