Napoli gjen zëvëndësimin për koreanin Kim Min Jae

Largimi i koreano-jugorit, Kim Min-Jae padyshim që ka lanë një “boshllëk” të madh në prapavijën e “bluve” të Napoli, të cilët tashmë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë në arenën evropiane. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, kampionët e Italisë janë në ndjekje të mbrojtësit të Real Sosiedad, Robin Le Normand, me këtë të fundit që ka “zgjuar” dhe interesimin e dy klubeve të tjera, Juventus e Barcelona.

Mirëpo, mbrojtësi franko-spanjoll nuk dëshiron më të qëndrojë në Spanjë, teksa dëshiron një “aventurë” të re dhe opsioni më i mundshëm mbetet Napoli, me presidentin De Laruentiis, i cili është i gatshëm të paguajë kluazolën prej 40 milionë eurosh të 26-vjeçarit.

Megjithatë, të gatshëm të paguajnë klauzolën janë dhe “bardhezinjtë” e Juventus, mirëpo kampionët e Italisë janë dukshëm më të favorizuar, me Le Normand, që kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button