Napoli i dobësuar para Interi, Politano me “Covid 19”

Mateo Politano është infektuar me virus në prag të ndeshjes që Napoli e zhvillon ndaj Interit. Skuadra italiane konfirmoi lajmin për infektimin e Politanos, përmes një komunikate për shtyp.
“SSC Napoli informon se Matteo Politano ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një testi të kryer dje. Lojtari, i cili ka marrë të dyja dozat e vaksinës, është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpinë e tij,” thuhet mes tjerash në komunikatën e Napolit.
Kjo skuadër përballet nesër me Interin në orën 18:00 në “San Siro” dhe Politano do të jetë një mungesë e rëndësishme e Luçiano Spaletit. Andaj Hirving Lozano pritet të startojë në sulmin e Napolit, së bashku me Viktor Osimhen dhe Lorenzo Insinje.