“Napoli përpos Seria A, mund të fitojë edhe Championsin”

Napoli dominon garën në Serie A dhe fitimi i titullit kampion është vetëm çështje kohe, duke llogaritur 18 pikët diferencë me ndjekësit më të afërt. Fokusi është në Ligën e Kampionëve, kompeticion ku skuadra e Luçiano Spallettit është shumë afër kalimit në raundin e çerekfinales.

Napoli fitoi 0-2 përballë Aintraht Frankfurt në Gjermani, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet në “Diego Maradona” të mërkurën e 15 marsit.

Trajneri i kombëtares së Nigerisë, Hoze Peseiro mbush plot elozhe skuadrën italiane, duke theksuar se nuk sheh rivalë më të fortë në Europë.

“Unë mendoj se Napoli, përveç fitimit të kampionatit italian, mund të synojë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve.,” tha mes tjerash Peseiro.

LEXO EDHE:

Back to top button