NASA dërgon aeroplanë në stuhi bore

Agjencia hapësinore amerikane NASA është e njohur për qasjen e saj kreative kur bëhet fjalë për aeroplanë, e në mesin e tyre janë edhe ata që dërgohen direkt në stuhi të borës. Bëhet fjalë për aeroplanin që NASA e përdor për mbledhjen e të dhënave me rastin e ndryshimeve klimatike, e këtë punë e kryen në kuadër të misionit IMPACTS në qendrën e saj hapësinore Goddart në Maryland. Për këtë mision IMPACT përdor dy aeroplanë të pajisur me instrumente të ndryshme – i pari është ER-2 që përmban instrumente të ngjashme me ato që janë pjesë të një sateliti, por me rezolucion më të madh dhe mundësi shtesë për matje. Aeroplani i dytë është P-3 Orion me sonda që qëndrojnë të varura në krahët e fluturakes. Këto sonda matin madhësinë, formën dhe shpërndarjen e grimcave të reshjeve, duke i mundësuar shkencëtarë të vlerësojnë madhësinë dhe formën e fjollave të borës në re, sikurse edhe temperaturën. /Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button