NASA për Pele-n sjell foto të një galaktike në ngjyrat e Brazilit

NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare. Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Tuiter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).

 

 

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Tuiter.

 

 

Kush ishte Pele?

 

I lindur më 23 tetor 1940 në Tres Coracoes, Enjon Arantes Don Nacismento, siç quhej, e kapi topin nga babai i tij, i cili luante për Atlético Mineiro. Në vitin 1956, pas një sërë refuzimesh, ai u pranua nga Santos, duke nisur prej andej karrierën e tij të gjatë.

Pak para se të mbushte 17 vjeç ai u thirr në ekipin kombëtar, duke shënuar në debutimin e tij kundër Argjentinës dhe para se të mbushte moshën madhore ishte në skuadrën e “selesão” për Kupën e Botës në Suedi.

Rekordi i tij – 1281 gola në 1363 ndeshje – nuk është tejkaluar deri më sot, ndërsa do të hyjë në histori edhe si futbollisti që ka fituar tri herë Kupën e Botës (1958, 1962 dhe 1970), herën e parë në fakt, vetëm 17 vjeç. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button