NASA publikoi foto të reja nga afër të hënës: E kishit imagjinuar kështu?

Pas disa përpjekjeve të dështuara, NASA nisi megaroketën e saj të re nga Cape Carnival në Florida në Hënë më 16 nëntor. Zyrtarët e NASA-s thonë se ekipet e misionit Artemis 1 janë të impresionuar me sjelljen e anijes kozmike Orion drejt orbitës hënore dhe janë të emocionuar me imazhet nga hapësira.

Anija kozmike Orion shpejt arriti në orbitën e Tokës, më pas 87 minuta pas nisjes ajo kreu një të ashtuquajtur injeksion transhënor për t’u nisur drejt Hënës.

Dhjetë ditë pas nisjes, anija kozmike Orion hyri në orbitën hënore.

Drejtori i fluturimit të Qendrës Hapësinore Johnson, Judd Freeling tha se anëtarët e ekipit të misionit Orion ishin të impresionuar me sjelljen e anijes, duke shtuar se kontrollorët e fluturimit ishin të impresionuar me fotot që u kthyen nga anija kozmike.

 

LEXO EDHE:

Back to top button