NASA: Rriten shanset që Toka të goditet nga asteroidi “Bennu”

Agjencia amerikane e hapësirës dhe aeronautikës thotë se tani Toka është më e rrezikuar që të goditet nga asteroid “Bennu”.

Pasi më parë sipas NASA mundësitë ishin 1 në 2,700 tani shanset janë ulur në 1 në 1,759.

Por gjithsesi mundësia reale që një gjë e tillë të ndodhi sërish mbeten të pakta që masa e madhe shkëmbore të prekë Tokën në shekullin e ardhshëm.

Përditësimi bazohet në të dhënat që NASA ka mbledhur nga anija Osiris-Rex që po vëzhgon asteroidin që prej 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Osiris-Rex u ul në sipërfaqen e asteroidit dhe mori një pjesë shkëmbi nga sipërfaqja e “Bennu”.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë dy vit e gjysmë pritet që shkencëtarët që arrijnë të bëjnë një parashikim mbi rrugën që do të ndjekë asteroidi në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button