NASA zbulon avionin supersonik “të qetë” X-59
NASA zbulon avionin supersonik “të qetë” X-59

NASA zbulon avionin supersonik “të qetë” X-59. Në bashkëpunim me kompaninë Lokhid Martin, projekti i ri i NASA-s ka si qëllim reduktimin e zhurmës së fortë sonike. Kontrata e projektimit të avionit supersonik X-59 i kushtoi NASA-s 247.5 milionë dollarë. Avioni X-59 është i gjatë 30.5 metra, ku pjesa e përparme, “hunda”, është sa një e treta e gjatësisë së avionit. Krahët e avionit janë gati 9 metra. Forma e hollë luan një rol kyç në bërjen e avionit shumë më të qetë kur udhëton në mënyrë supersonike. Forma e X-59 është projektuar që valët të përhapen, me ndihmën e sipërfaqeve aerodinamike të vendosura në mënyrë strategjike. Motori është gjithashtu në krye dhe jo në fund të avionit, për të mbajtur një profil më të ulët të lëmuar që pengon valët shokuese të arrijnë në tokë. Si rezultat, NASA beson se X-59 do të prodhojë vetëm 75 decibel të zërit kur udhëton me shpejtësi supersonike. /Alsat.mk