Nataliteti në rënie, jo emigrimi: Ministrja e Arsimit sqaron shifrat e ulëta të regjistrimeve

Rënia e numrit të nxënësve në klasën e parë këtë vit, sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, nuk është pasojë e emigrimit masiv, por kryesisht e rënies së natalitetit. Janevska tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i filloristëve është më i ulët, por shifrat përfundimtare ende nuk janë mbyllur, pasi që regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të shtatorit, prandaj është e mundur që numri i përgjithshëm i nxënësve të pësojë ndryshime.

“Më vjen keq që nuk respektohet në mënyrë konsekuente rregullorja për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, që do të thotë se tashmë në maj, në qershor, ata duhej të ishin te regjistruar dhe të futur në ditarin elektronik. Unë deklaroj se deri në ditën e fundit të shtatorit ne do të kryejmë regjistrimin e nxënësve. Është e mundur që ky numër edhe pak të zvogëlohet.” Tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

Deri në fund të gushtit ishin regjistruar rreth 14500 nxënës së klasës së parë për vitin shkollor 2026/2027. Sipas të dhënave të Ministrisë, këtë vit në vend janë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Në të njëjtën kohë, 26 shkolla në zonat rurale nuk kanë regjistruar as edhe një nxënës të klasës së parë, duke dëshmuar zbrazjen e vazhdueshme të shumë vendbanimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button