“Natura Therapy” firmos marrëveshje njëvjeçare me Federatën e Basketbollit

Kompanina “Natura Terapi”, firmosi marrëveshjen njëvjeçare të bashkëpunimit me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë rreth zbatimit të sërë aktivitetesh dhe projektesh, jo vetëm për të mbështetur basketbollin dhe sportet në përgjithësi, por edhe për të promovuar mënyrën e shëndetshme të jetesës, me qëllim të përmirësimit të shëndetit dhe parandalimin e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të tjera tek fëmijët dhe të rinjtë.
Mladen Gjurovski, nënkryetar i FBM
E dijmë se të rinjët janë e ardhmja jonë dhe Ad Astra me shtesë në mënyrën e shëndetshme të ushqimit , është këtu për të na ndihmuar. Këtë bashkëpunim nuk e shohim vetëm si pjesë financiare por e shohim si një promovim të mënyrën më të shëndetshëm të jetesës, para se gjithash.
Sashko Drvoshanski, “Natura Therapy”
“Natura Terapi nga themelimi i saj e deri më sot, në kuadër të misionit të saj strategjik punon në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet strategjik me Federatën e Basketbollit, vendosim një akcent të ri të prmomovimit dhe nxitjes së zhvillimit të shëndetit edhe të moshave të reja, te fëmijet dhe të rinjët, në veçanti.
Me këtë rast “Ad Astra” si një pjesë e kompanisë “Natura Terapi”, do të jetë sponzorë i përgjithshëm i Ligës së Basketbollit për moshat e reja.