Naumovski: Për euroskepticizmin fajtore është vetë Bashkimi Evropian

Naumovski: Për euroskepticizmin fajtore është vetë Bashkimi Evropian

Në mospajtimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për çështjen e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, Maqedonia e Veriut është e përmbajtur. Sipas ish ambasadorit Vasko Naumovski, qeveria po tenton të udhëheqë politikë të jashtme më autonome, pasi vendi ende nuk i ka filluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe për këtë, nuk detyrohet të mbajë tërësisht linjën zyrtare të BE-së në lidhje me çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

“Nëse ne do t’i kishim filluar bisedimet për anëtarësim dhe në ato bisedime do të diskutonim për harmonizimin e shumë politikave mes të cilave edhe për politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, atëherë Bashkimi Evropian ndoshta do të ishte në të drejtë të tentojë të kryejë një trysni që Maqedonia si shtet që negocion të harmonizohet në kuadër të kapitullit përkatës me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian. Ne madje, edhe nëse do të negocionim, vlerësoj se nuk do të mundeshim të harmonizoheshim plotësisht me pozicionin e vetëm të Bashkimit Evropian pasi pozicion i tillë nuk ekziston. Një pjesë e shteteve anëtare të BE-së angazhohen për relacione më të afërta me SHBA-në një pjesë për mbarimin e shpejtë të luftës në Ukrainë, siç angazhohet presidenti Tramp, ndërkaq një pjesë tjetër angazhohen për vazhdim të mbështetjes së Ukrainës, që do të nënkuptojë vazhdim i luftës”, tha Vasko Naumovski, ish ambasador./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button