Naumovski tërhoqi nismën për kthimin e faljeve të Gjorge Ivanovit, ja pse

Naumovski tërhoqi nismën për kthimin e faljeve të Gjorge Ivanovit për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal

Gjykata Supreme njoftoi se nisma për rikthimin në fuqi të abolimeve të vitit 2015 të miratuara nga ish presidenti Gjorge Ivanov është tërhequr nga vetë propozuesi. Informacionin e ka konfirmuar edhe avokati në cilësinë e propozuesit Mile Naumovski.

“Në Gjykatën Supreme u dorëzua informata nga avokati Mile Naumovski, me atë të së cilës tërhiqet nisma për vërtetimin e qëndrimit parimor, që ka të bëjë me më shumë çështje që ligjin me procedurën penale, mes të cilave edhe çështja për faljet e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov”, thonw nga Gjykata Supreme.

Naumovski në deklaratë për “360 gradë” tha se kishte tërhequr nismën për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal. Ai sqaroi se nisma e tij kishte të bënte kryesisht me nenin 353, e që kishte të bënte me shpërdorimin e detyrës zyrtare.

Por, përmes nismës së tij, Naumovski synonte që përmes qëndrimit parimorë Gjykata Supreme me vendim që nënkupton fuqinë e ligjit të rikthejë abolimet e Ivanovit nga viti 2015 kur të gjithë të akuzuarit nga ish PSP-ja ishin falur, vendim ky që kishte ndikuar në pezullimin e të gjitha akuzave, hetimeve dhe para hetimeve të ish PSP-së.

Një pjesë e mediave por edhe partitë në opozitë alarmonin se në rast se Gjykata Supreme do të miratonte qëndrim pozitiv parimor rreth faljes së Ivanovit, funksionarët e falur nga ish presidenti përfshirë dhe Nikolla Gruevskin do të shpëtonin nga ndjekja penale. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button