NBA, Dejvis pëson dy lëndime në Minesota

Një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Entoni Dejvis, ka pësuar një tjetër lëndim. Në përballjen e humbur ndaj Minesotën, qendra e Los Anxhelos Lejkers, pësoi dy lëndime dhe fillimisht dëmtoi kyçin e djathtë të këmbës, kurse më pas lëndoi edhe gjurin e majtë, duke u larguar më dhimbje të mëdha. Ndryshe, Lejkersat regjistruan disfatën e 14 -të në këtë sezon, duke humbur përballjen me Minesotën me rezultat 92-110. Ndërkohë Golden Stejt vazhdon serinë pozitive dhe mundi Boston Setlltikun me rezultat 111-107, duke vendosur një rekord tjetër me 24 fitore dhe 5 humbje. Në sfidat e tjera, Denver Nagets mund Atalantën me 133-115, Majami në transfert shënon fitore ndaj Orlandos me 115-105, ndërsa San Antonio shënoi fitore të ngusht në terrenin e Juta Xhazit me rezultat 128-126. /Alsat.mk