NBA, Favoritët shënojnë fitore të lehta

Skuadra e Lejkersit arriti të regjistrojë fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur Dallasin me rezultat 138-115. Lebron Xhejms shënoi 22 pikë, ndërsa ishte i ndihmuar nga Dejvis, që shtoi edhe 28 pikë. Te skuadra e Dallasit shkëlqeu Luka Donçiç që shënoi 27 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar disfatën.

Në përballjet e tjera, Los Anxhelos Klipers mundi Denverin me 121-108, Golden Stejt u demolua nga Millouki pran rezultatit 138 -99, ndërsa Bruklini shënoi fitore në palestrën e Bostonit, pran rezultatit 123-95.

Kampioni aktual, Los Anxhelos Lejkers udhëton që të përballet me Minesotën, ndërsa Dallasi do të kërkojë fitoren e parë ndaj Los Anxhelos Klipers.

LEXO EDHE:

Back to top button