NBA, Golden Stejt i jep leksion Millouki Baksit

Vijon gara e fortë në të dyja konferencat e NBA, sidomos për një vend në plej-off dhe plej-in. Skuadra e Golden Stejt arriti një fitore fantastike ndaj Millouki Baks me shifrat 125-90. Antetokounmpo realizoi 23 pikë pwr miqtë, por që nuk mjaftuan për të fituar. Për vendasit u dallua i zakonshmi Stefon Kerri me 29 pikë. Uarriors ngjiten në vendin e nëntë në Perëndim, por ende mbeten edhe disa fitore larg zonës së plej-offit. Ndërsa Millouki, edhe pse humbi mban vendin e dytë në Lindje.

Një tjetër ndeshje spektakolare ishte ajo mes Sakramento Kings dhe Los Anxheles Lejkers, me ekipin e Kings që fitoi 130-120 duelin direkt për një vend në plej off. Ndeshje me rivalitet ku për miqtë u dallua Foks me 44 pikë. Ndërsa 60 pikët e dyshes Hashimura-Xhejms mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fitoi edhe ekipi i L.A.Klipers, që mundi 122-116 Hjustonin. Leonard me 28 pikë ishte lider në fushë për kalifornianët, ndërkohë që për teksanët nuk mjaftoi “triple double” (23 pikë, 19 rebound, 14 asist) i Sengun.

REZULTATET

Uashington – Orlando 109-119

Atlanta – Klivlend 112-101

Hjuston – Klipers 116-122

Filadelfia – Memfis 109-115

Juta Xhaz – Çikago 117-119

Golden Stejt – Milluoki 125-90

Portland – Oklahoma 120-128

L.A.Lejkers – Sakramento 120-130

LEXO EDHE:

Back to top button