NBA me lajm të mirë, 85 % të basketbollistëve janë vaksinuar

Vaksinimi i basketbollistëve që luajnë në NBA nuk do të jetë i detyrueshëm edhe pse deri më tani, 85% e tyre e kanë kryer vaksinën anti-Covid. Ka qenë ky vendimi që ka marrë NBA pas takimeve që ka patur së fundit me shoqatën e basketbollistëve (kjo e fundit konfirmoi përqindjen e të vaksinuarve).

Palët kanë negociuar për protokollin e sigurisë që do të aplikohet gjatë sezonit të ri sportiv 2021-2022. Siç dihet, NBA e bëri të detyrueshëm vaksinimin për gjyqtarët, trajnerët, stafet drejtuese, gjyqtarët e tavolinës, por jo për basketbollistët.

Gjithsesi, këta të fundit mund të kenë protokoll ndryshe sigurie. Mendohet se lojtarët e pavaksinuar të mos qëndrojmë në dhoma zhveshje me ata të vaksinuarit, të udhëtojnë më vehte dhe të ushqehen në mjedise të veçanta. Kjo ende nuk është zyrtare, por palët po negociojnë që të mos ketë ndarje të tilla.

LEXO EDHE:

Back to top button