NBA rikthehet në Evropë me sfidën Çikago Bulls-Detroit Pistons

Më 19 janar të vitit të ardhshëm, ekipet e Çikago Bulls dhe Detroit Pistons, do të zhvillojnë në Paris ndeshjen mes tyre, e vlefshme për sezonin e rregullt. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e NBA-s, duke thënë se është arritur marrëveshja dhe dy skuadrat do të udhëtojnë në Europë, në mes të sezonit 2022-2023. Takimi do të luhet në “Accor Arena” në Paris dhe kjo sfidë do të jetë pjesë e eventit “NBA Paris Game 2023” dhe për Bulls do të jetë hera e tretë në histori që luajnë në kryeqytetin francez (kanë luajtur dy ndeshje në vitin 1997).

Ndërsa për Detroit kjo do të jetë hera e parë që luan në Francë, por e treta jashtë Amerikës (në vitin 2013 ka luajtur në Londër dhe në vitin 2019 në Meksikë).

Në radhët e dy skuadrave ka mjaft yje, pjesëmarrës në “All Star Game”, andaj kjo përballje pritet me interes. Me këtë rast është regjistruar se NBA rikthehet në Europë pas 3 vitesh.

LEXO EDHE:

Back to top button