NBA shpalos listën me basketbollistët më të mirë në histori

Sezoni 2021-2022 përkon me 75-vjetorin e NBA, e cila ka publikuar një listë me 76 basketbollistët më të mirë të historisë. Në këtë listë janë në total 1.5 milionë pikë të shënuara, 158 unaza të titujve kampionë që u janë dhënë lojtarëve e mjaft statistika interesante.

Një koleksion me disa nga personazhet më të njohur të historisë së NBA-së, që kanë shkruar faqet e arta të këtij kampionati. Të përfshirë janë nga MVP i parë, Bob Petit deri tek i fundit, Xhianis Antetokounmpo. Në këtë listë janë të gjithë 50 basketbollistët e përzgjedhur në 50-vjetorin e NBA-së.

Nga kjo listë me 76 emra, 11 prej tyre janë ende aktivë dhe luajnë sot në NBA, si LeBron Xhejms, Stefon Kerri apo Kevin Durant. 6 prej tyre janë basketbollistë të huaj, si Dirk Novitzki apo Stiv Nesh.

Natyrisht që nuk mungojnë legjendat si Kareem Abdul-Xhabar, Majkël Xhordan, Kobi Brajant, Lari Bird, Mexhik Xhonson e Shakill O’Nill.Kjo listë është përbërë në bazë të votave të një jurie speciale,  ku janë përfshirë legjenda të basketbollit, lojtarët aktual, trajnerë, menaxherë, drejtuesit e NBA-së si dhe gazetarë.

LEXO EDHE:

Back to top button