Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Eduart Çala
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Eduart Çala

Ka ndërruar jetë aktori i njohur Eduart Çala, një prej figurave më të spikatura të artit skenik dhe kinematografik shqiptar.
Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike për qytetin e tij të lindjes, Elbasani dhe për gjithë publikun shqiptar.
Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan. Në vitin 1971, Eduart Çala iu bashkua trupës profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku për dekada me radhë interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore, duke u shquar për një gamë të gjerë rolesh, nga ato kryesore te episodike, gjithmonë me përkushtim dhe profesionalizëm.
Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.