Ndahet nga jeta fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Interit

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Luis Suarez Miramontes, legjendë e futbollit dhe i vetmi spanjoll i lindur në Spanjë që ka fituar Topin e Artë.
Lajmi e dha i pari klubi i Interit, ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij. Spanjolli, i cili la fillimisht gjurmë te Barcelona, luajti në Itali midis 1961 dhe 1973 me Interin dhe Sampdorian. Pikërisht në ekipin Xhenoa-s përfundoi karrierën si futbollist, para se të niste si trajner.