Ndahet nga jeta nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi. Familjarët e tij kanë njoftuar se ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid 19.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sipas protokolleve shëndetësore, në varrezat e qytetit në Butel në ora 13:45, njoftojnë familjarët.

“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Kovid-19, në orën 13:45 tek varrezat në Butel. Ju jemi falënderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”.

Ndryshe, Enver Maliqi njihet ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës si kontribues i shumë aktiviteteve kulturore, sportive dhe humane.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button