Ndahet nga jeta producenti i njohur Fisnik Vejsa

Ndahet nga jeta producenti i njohur Fisnik Vejsa

Është ndarë nga jeta producenti kosovar, Fisnik Vejsa, i njohur për krijimin e projekteve të suksesshme televizive.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur persona të afërt me familjen e tij.

Vejsa njihet për krijimtarinë dhe kontributin e tij të madh në botën televizive si krijues i shumë projekteve të suksesshme që përcollëm nga ekranet tona.

Ai ka qenë producent i serialit tejet të shikuar “O Sa Mirë”, po ashtu vite më parë ka qenë në krye të reality shout të parë në Kosovë si “Shpija e Kosovës”. Vejsa gjithashtu ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në Kohavision, emision i cili ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare.

Për vdekjen e tij ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili shprehu ngushëllimet përmes një njoftimi drejtuar familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Të prekur nga humbja e tij kanë mbetur edhe figura të njohura televizive të cilët shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button