Ndalet Klivlendi nga Indiana, përfiton Bostoni

Skuadra e Klivlendit, kryesuese e renditjes në NBA, u mund 93-108 në fushën e saj nga Indiana, një rezultat befasues. Vendimtar ishte stoli për skuadrën mike, nga ku erdhën 43 pikë. Përfiton Boston, që fitoi në sekondat e fundit 120-119 ndaj Nju Orlinsit, ndeshje ku u dallua Tatum me 38 pikë.

Fitore të lehtë korri Denver, që mundi 112-101 Dallasin jashtë fushe. Uestbruk me 21 pikë e Jokiç me 19 u dalluan për miqtë. Zhgënjen sërish skuadra e Milluokit, që u mund thellë 140-106 nga Nju Jorku. Xhejlen Brunson me 44 pikë ishte protagonistë për vendasit në këtë sfidë.

Oklahoma konfirmohet si skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar 136-105 ndaj Uashingtonit, ndeshje ku dyshja Shai-Uigins realizoi 50 pikë së bashku. Pas kohës shtesë fitoi Juta Xhaz, që mundi 112-111 Bruklinin, ndërsa Feniksi mundi 120-113 Sharlotin, falë 30 pikëve të Bukerit.

 

NBA-Rezultatet

Dallasi – Denveri, 101-112

Nju Jorku – Milluoki, 140-106

Çikago – Sakramento, 119-124

Bostoni – Nju Orlinsi  120-119

Klivlendi – Indiana, 93-108

Orlando – Filadelfia, 104-99

Uashingtoni – Oklahoma, 95-136

Juta Xhaz – Bruklin, 112-111

Feniks – Sharllot, 120-113

LEXO EDHE:

Back to top button