Ndalet Shkëndija, fitore për Struga Trim Lum
Në javën e dytë të Ligës Futbollistike të Maqedonisë, në 5 duele, më të sukseshëm u treguan skuadrat nikoqire. Në Tetovë, skuadra e Shkëndija nuk shkoi përtej barazimit 1-1 kundër Rabotniçkit. Alaomeroviq, me autogol solli epërsi për vendasit para se Mazari të barazojë shifrat në 1-1.
Kampioni aktual falë golit nga Radiq, arkëtoi 3 pikë të reja, duke mundur Besën e Dobridollit. Ndërkohë turku Potuk ishte autor I golave për Gostivarin në fitoren me 2-0 ndaj FC Shkupit, në sfidën që u zhvillua në Shtip.
Fitoren më bindëse e regjistroi Sileksi në Kratovë, I cili mundi Brera Strumicën me 4-0. Edis Spahiu ishte hero i Tikveshit, duke tundur dy herë portën e Voska Sportit, të cilët shënuan golin e ngushëllimit përmes Abdulhadi Jahjas. Përballja e vetme që nis në orën 20.00 është ajo mes Vardarit dhe Pelisterit.
Liga e Parë – Java 2
Shkëndija 1–1 Rabotniçki
Struga Trim Lum 1–0 Besa
Tikveshi 2–1 Voska Sport
Gostivari 2–0 FC Shkupi
Sileksi 4–0 Brera
Vardari – Pelisteri